Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati priti në takim zëvendës-komandantin e KFOR-it, Gjeneral Brigade Cahit Irican

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në një takim zëvendëskomandantin e KFOR-it, Gjeneral Brigade Cahit Irican. Gjatë takimit, ata diskutuan mbi bashkëpunimin mes KFOR-it dhe komunës, me fokus në sigurinë dhe mbështetjen e ndërsjellë. Kryetari Kastrati e falënderoi gjeneralin Irican për vizitën dhe vlerësoi kontributin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe mbështetjen ndaj institucioneve komunale. Nga ana tjetër, Gjeneral Brigade Xhahit Irican e falënderoi kryetarin Kastrati për pritjen dhe e vlerësoi lart bashkëpunimin mes KFOR-it dhe komunës, duke theksuar rëndësinë e njësive të tyre në terren. Të dy palët u zotuan për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së përgjithshme.

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja

Shukri Buja reagon pas vendimit të Themelores: “Vendim i pabazë, tentim për të më ndalur politikisht në Lipjan”

Shukri Buja, kandidat i PDK-së,  për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka reaguar ashpër ndaj …