Hashim Thaci

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar të gjithë nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2019/2020

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar të gjithë nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2019/2020. Në shkollat e Kosovës, sot hapen dyert për fillimin e vitit të ri shkollor 2019/2020, ku për shumë nxënës fillon një rrugëtim i rëndësishëm për ta dhe familjet tyre. Por, suksesi i nxënësve që sot për herë të parë vijojnë në klasën e parë, do të përcaktojë nesër fatin dhe të ardhmen e gjithë shoqërisë dhe shtetit të Kosovës. Në këto dy dekadat e fundit kemi investuar në infrastrukturë, kemi modernizuar plan programet  dhe objektet shkollore. Tani është koha që të nxisim cilësinë, si parakusht për forcimin e përgatitjes profesionale të fëmijëve tanë. Urime fillimi i vitit të ri shkollor të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve të Kosovës. Edhe kryetari, Hashim Thaçi ashtu si Ministria e Arsimit dhe kryesuesit e institucioneve krenohet  me arsimin duke anashkaluar  faktin se Kosova ka vendin e para fundit në botë sa i përket nxënies me dituri të nxënëseve dhe cilësisë së mësimit.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …