Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, pavarësisht letrës  pesë faqe  të dërguar nga kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Duke sqaruar qëndrimin e tij, Milanoviq deklaroi: E mbështes anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, pavarësisht letrës së Vuçiqit. Por kjo është kështu, është politikë e Kroacisë, nuk do të ndryshojë asgjë. Po ashtu, ai ka shprehur mbështetjen për rezolutën për Srebrenicën që pritet të votohet në OKB. Në lidhje me marrëdhëniet me vendet fqinje dhe të rajonit, kryetari Milanoviq ka theksuar angazhimin e Kroacisë për të qenë afër dhe miqësore me shqiptarët, duke shtuar se nuk ka qëllime për të prishur marrëdhëniet me Serbinë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …