leoni

Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa shfaq mospajtime me vlerësimin e ambasadorit gjerman Christian Heldt

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka shfaq mospajtime me vlerësimin e ambasadorit gjerman Christian Heldt i cili e ka vlerësuar lart një hulumtim të UNDP-së për Qeverinë Kurti duke thënë se statistikat flasin vet. Duke komentuar këtë vlerësim të ambasadorit gjerman, Kristian Held, kryetari Mustafa ka shkruar se nuk mund të ketë përkrahje të tilla një Qeveri e cila shkeli dy herë Kushtetutën. “U mundova dje dhe sot të lexoj statistikat, sipas sugjerimeve të një ambasadori të një vendi shumë të respektuar, se ato flasin vet. E pyeta veten, si mundet një qeveri ku për shkak të pandemisë kanë mbetur të punojnë edhe 5 ministra të LDK-së, e cila dy herë shkeli Kushtetutën, të ketë përkrahje të tillë. Një qeveri e cila shkarkon borde dhe e pranon publikisht se po i instalon partiakët e vet. Këto mund të jenë simpati personale. Më së paku vlerësime!, ka shkruar në mes tjerash kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori anglez, Jonathan Hargreaves, ka theksuar rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të Kuvendit dhe qeverisë së re

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka theksuar rëndësinë e formimit sa …