Në moshën 69 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë këngëtari i mirënjohur shqiptar, Qerim Sula

Në moshën 69 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë këngëtari i mirënjohur shqiptar, Qerim Sula

Në moshën 69 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë këngëtari i mirënjohur shqiptar, Qerim Sula. Ishte mjeshtër i veçantë dhe origjinal i  këngëve epike-heroike. Për kontributin dhe talentin e tij iu kishte ndarë  titulli, “Mjeshtër i Madh”. Qerim Sula solli në muzikën shqipe këngët e Moti të Madh, këndimin epik heroik, i cili u vlerësua shumë si veçanti e muzikës së traditës së moçme shqiptare. I pajisur me një zë kumbues, i frymëzuar nga trimëritë epike e legjendare, veçmas nga këngëtari i madh Aziz Ndreu, i përkrahur fuqishëm nga bashkëkohësit dhe regjimi i kohës, Qerim Sula kishte bërë bashkë të gjitha komponentët e këndimit shqiptar të kohëve, duke u bërë burim frymëzimi edhe për shumë këngëtarë të tjerë. (RKL).

Edhe pse mbaroi shkollën mekanike, ai ishte i dashuruar dhe i përkushtuar për muzikën, ndaj që në moshë të re u aktivizua me grupet amatore të Zalldardhës, ndërsa në vitin 1967 me ansamblin “Dibra”. Një vit më pas, më 1968 bën prezantimin e parë në Festivalin e Parë Folklorik të Gjirokastrës me këngën e Hazis Ndreut, “Kënga e Lam Dacit”, ku u vlerësua me çmim të parë për interpretimin e tij. Ka marrë pjesë në të gjitha Festivalet Folklorike deri në vitin 2000. Ai është aktivizuar në mjaft trupa e ansamble, si dhe ka qenë pjesëtar i Estradës Profesioniste të Peshkopisë. Ka kënduar në shumë skena të vendit por edhe jashtë shtetit, si në Gjermani, Austri, Turqi, Belgjikë, etj. Në vitin 1981 ishte në Kosovë me ansamblin “Kuksi i ri”. Në repertorin e tij ka një numër të madh këngësh epike, duke qenë nga këngëtarët më të suksesshëm të trevës së veriut, i vlerësuar me mjaft çmime e diploma të ndryshme, në aktivitet kombëtare. Ka realizuar dy albume me këngët më voluminoze dibrane. Ka punuar me shumë artistë, por mund të veçojmë Liri Rashën, me të cilën ka qenë në Estradën profesioniste të Peshkopisë, me Arif Vladin një artist i kompletuar, Vera Laçi një këngëtare shumë e vlerë, me Sherif Dervishin, me të madhin Haziz Ndreun, i cili ishte profesori i tyre. (Tekste shqip)

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …