Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa takon ambasadorin Kosnett bisedojnë rrjedhën e diskutimeve me Vetëvendosjen

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa takon ambasadorin Kosnett bisedojnë për rrjedhën e diskutimeve me Vetëvendosjen

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett. Sipas njoftimit për media, gjatë takimit ata kanë biseduar lidhur me rrjedhën e diskutimeve me Vetëvendosjen për çështjet programore. Në veçanti, është diskutuar lidhur me harmonizimin e arritur deri tani në fushën e sundimit të ligjit, ekonomisë, çështjeve sociale, arsimit e shëndetësisë. “Mustafa shprehi interesimin e LDK-së që Kosova sa më shpejt të ketë institucione funksionale që dalin nga kërkesat e qytetarëve për ndryshim, të shprehura qartë në zgjedhjet e 6 tetorit. Ai po ashtu falënderoi Ambasadën e Shteteve të Bashkuara për përkrahjen e vazhdueshme në të gjitha proceset në të cilat ka kaluar Kosova”, thuhet tutje në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …