Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i tregon objektivat e Nismës për qeverinë e ardhshme

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i tregon objektivat për qeverinë e ardhshme

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj njëherësh kandidati për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit, tregoi pesë objektivat e tij qeverisëse. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Nismës, i pari i partisë tha se dialogu edhe politikat e jashtme të Kosovës janë prioritet e tij. Bashkë me këtë, Limaj tha se janë edhe bujqësia, diaspora, reforma në drejtësi edhe stimulimi i ndërmarrjeve të vogla edhe të mesme. Limaj theksoi se vetëm puna ekipore, do të sjellë fitoren e Nismës Socialdemokrate, teksa tha se me fitoren e 6 tetorit do t’i vazhdojnë punët që i kanë lënë gjysmë. “Objektivat tona do të jenë pesë, dialogu edhe politikat e jashtme, pikë tjetër do të jetë bujqësia, pikë tjetër do të jetë stimulimi dhe vazhdimi i fuqizimit të ndërmarrjeve të vogla edhe të mesme, pikë tjetër është paketa sociale. Angazhim i veçantë duhet të jetë edhe tek diaspora, edhe e pesta reforma në drejtësi”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit të GJS ndaj drejtuesve të UÇK

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit te Gjykatës Speciale …