Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për fajin që po ua hedh qeveria Kurti, qeverive të kaluara

Gjatë një debati televiziv, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur edhe për “fajet” që po ua hedh qeverive të kaluara, kryeministri, Albin Kurti. Në një rast ai sapo e kishte marrë postin e kryeministrit kishte thënë se Kosovën e ka gjetur duke kulluar gjak në të gjitha anët e  tërësisht e papërgatitur për sfidat e shekullit 21. Fatmir Limaj ka thënë se ky narracion është i turpshëm për vendin. Dihet se  para 20 vitesh Kosova ka qenë shkrumb dhe e shkatërruar, pa asnjë institucion, si pasojë e luftës dhe  regjimit kriminal të Millosheviqit. Së pari para 20 viteve Kosovës  s’ka pasur kurrgjë.  Para 20 viteve e kemi gjetur Kosovën shkrumb e hi e të shkatërruar. Kosova prej 1999 ka qenë pa asnjë institucion.  Çka ka pasur të merret  shembull para 20 viteve. Çfarë shembulli është duke marrë ai.  Ne jemi krenarë që këtë vend nga pluhuri, nga shkrumbi, nga okupimi, nga terrori, nga dhuna  dhe nga asgjëja, dalëngadalë, me miqtë tanë ndërkombëtarë, e kemi sjellë ku është sot. Me cilin 20 vjetor po bën  krahasimin Qeveria e sotme. Ata nuk e njohin historinë e vendit të tyre. Ata nuk kanë lidhje me të kaluarën e vendit të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …