Brickos

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, regoi në veprimet e fundit të Albin Kurtit, lidhur me reciprocitetin ndaj Serbisë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, regoi në veprimet e fundit të Albin Kurtit, lidhur me reciprocitetin ndaj Serbisë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka reaguar ashpër për veprimet e fundit të Albin Kurti i cili ka nisur të marr vendime për reciprocitetin ndaj Serbisë pasi e kuptoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që nuk do të mund të qëndroj në ekzekutiv. Veseli ka dekalruar se Albin Kurti e konfirmoi sërish se është mashtrues që po e rrënon Kosovën qe disa vite. “Fatkeqësisht, ky mentalitet shtet-rrënues do të zgjas për aq sa zgjat besimi i njerëzve në manipulimet dhe mashtrimet e tilla. Por, një njeri si Albin Kurti e një parti si Vetëvendosje, s’mundet ta mashtrojë një popull pafundësisht. Vendimet e orëve të tyre të fundit, s’do të heqin vëmendjen nga skandalet e shumta që kjo kastë mashtruesish krijoi për pak ditë në qeverisje. Vendimi i Albin Kurtit për aplikimin e masës së reciprocitetit me Serbinë, vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatarin e ri, kur ai tashmë e di se nuk do të jetë më vet në qeveri, është akt tipik i mentalitetit të tij mashtrues, që parafrazohet se Kur jam unë në pushtet ka shtet e kur nuk jam në pushtet le të bëhet rrëmujë, thuhet mes tjerash në reagimin e Kadri Veselit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …