yroja Kosovare të Sigurimit bënë të ditur se ka filluar aplikimi i sigurimit të detyrueshëm kufitar

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, thotë se qytetarët e Shqipërisë, nuk po lejohen të hyjnë në Kosovë

Kolona të gjatë janë tash gjatë tërë ditës në pikën kufitare në Vërmicë, ku qytetarët nga të dy anët kanë vërshuar të shkojnë në Shqipëri dhe Kosovë, pas vendimit të mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës që ta hapen kufijtë tokësorë. Por, për shkak të menaxhimit jo të mirë të pikës kufitare nga ana e Kosovës, janë krijuar kolona deri në tre kilometra të shtetasve shqiptarë, të cilët kanë mësyrë Kosovën. Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, e ka quajtur të turpshme atë që po ndodh në kufi, ngase, sipas tij, qytetarët e Shqipërisë, nuk po lejohen të futen në Kosovë. Për shkak të kësaj, ata janë detyruar të kthehen mbrapsht në Shqipëri. “Qytetarët e Shqipërisë nuk po lejohen të hyjnë në Kosovë. Qytetarët e të dy vendeve nuk i ka ndalur as lufta, e nuk mund t’i ndajë askush”, ka thënë Kurtishaj. Ai ka thënë se kufiri është i bllokuar dhe kolona kalon në 3 km, ndërsa, sipas tij, është vetëm një doktor, që kryen procedurat e ekzaminimit shëndetësor nga ana e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …