Kryetari Latifi, uron “1 Qershori” – Dita Ndërkombëtare të Fëmijëve

Kryetari Latifi, uron “1 Qershori” – Dita Ndërkombëtare të Fëmijëve, ai ndër të tjera ka thënë: Urime “1 Qershori” – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve! Investimi në të ardhmen është në gjeneratat e reja, në rritjen e shëndetshme të fëmijëve dhe kujdesin shoqëror e institucional si dhe në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.  “1 Qershori”, duke qenë festë e fëmijëve, në të njëjtën kohë, është edhe ditë e përgjegjësisë më të madhe të institucioneve shtetërore, sepse mirëqenia dhe lumturia e fëmijëve është standardi më i mirë për të matur zhvillimin e një shoqërie dhe të ardhmen e saj. Le të punojmë edhe më shumë bashkë, si shoqëri, në mënyrë që çdo ditë ta bëjmë ditë të shënuar për fëmijët tanë!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …