PUBLIKOHET RAPORTI I KOMISIONIT PËR VLERËSIMIN E DËMEVE NË BUJQËSI NË KOMUNËN E RAHOVECIT

Si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut dhe breshrit, komuna e Rahovecit është goditur në masë të madhe ku janë dëmtuar shumë kultura bujqësore. Me vendimin e kryetari Latifi, janë formuar edhe katër komisione vlerësuese të dëmeve të shkaktuara në bujqësi nga breshri, reshjet e rrëmbyeshme të shiut dhe përmbytjet, me 19 dhe 20 maj, ku përfshihen edhe dëmet nga reshjet e vazhdueshme të ditëve në vijim pas këtyre datave. Sipas vlerësimit të komisionit, sipërfaqet e tokave bujqësore të prekura nga breshri janë mbi 700 hektarë dhe përfshijnë këto zona: Rahovec (zona Hamoc), Brestoc, Nagac, Hoçë e Vogël, Hoçë e Madhe, Zaqisht, Retijë dhe Krushë e Madhe. Po ashtu, breshër në sasi më të vogël ka pasur edhe në zonat e tjera të komunës së Rahovecit. Në raportin e përgatitur nga komisioni për vlerësimin e dëmeve, është paraqitur në mënyrë të përgjithësuar: sipërfaqja e dëmtuar, rendimenti i pritur për secilin sektor si dhe vlera e dëmit të shkaktuar e që në total kap shumën: 2,641,100.88€.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …