Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar ashpër pas dështimit për të ekzekutuar pagat e zyrtarëve publikë. Molliqaj kritikoi vonesat në pagat e punonjësve të administratës, duke akuzuar Ministrin e Financave, Hekuran Murati, për “teke personale”, që sipas tij kanë shkaktuar këto vonesa. Punonjësit e sektorit publik kanë mbetur pa paga, gjë që ka ngritur shqetësime në mesin e zyrtarëve. Punonjësve të administratës iu vonohen pagat për shkak të tekeve të Hekuran Muratit. Molliqaj kritikon menaxhimin e financave publike dhe problemet logjistike që kanë prekur sektorë të rëndësishëm si administrata dhe FSK-ja.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
