Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka përkujtuar të rënë në bjeshkët e Pashtrikut, në krye me Muhamet Malësorin

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka përkujtuar të rënët në bjeshkët e Pashtrikut, në krye me Muhamet Malësorin

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka përkujtuar të rënë në bjeshkët e Pashtrikut. Latifi ka thënë se rrugëtimi atdhetar e luftarak i dëshmorëve, të rënë në dhjetor të vitit të 1998 në bjeshkën e Pashtrikut, përbën një nga ngjarjet më tragjike e heroike njëkohësisht. “Muhamet Malsori, Hysni Duraku dhe studentët-dëshmorë, Hida, Ismet, Isak, Sedat e Sinan Hoti nga Krusha e Madhe, së bashku me Skender Hamelin nga Mazreku i Hasit, i ujitën me gjak themelet e lirisë”, ka thënë kryetari i Rahovecit. Latifi ka thënë se ata kuptuan malet e ashpra të Pashtrikut, me zjarrin e lirisë në zemra, duke sfiduar rreziqet, acarin e vështirësitë e mëdha. “Kujtimi dhe nderimi për ta është detyrim njerëzor e institucional. Vetëm në këtë mënyrë do të jemi në gjendje ta ndërtojmë të ardhmen e brezave. Lavdi e nderim për dëshmorët e dhjetorit”, ka thënë Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar"  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar”  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Të enjtën me 25 prill 2024, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e Kulturës …