leoni

Kryetari Latifi përmes një postimi të tij në facebook ka kujtuar Epopenë e Dukagjinit të vitit 1998

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, përmes një postimi të tij në facebook ka kujtuar Epopenë e Dukagjinit të vitit 1998, ai ndër të tjera ka thënë: Tokë e etur për liri është kjo tokë shqiptare që nuk duroi asnjëherë gjatë shekujve të jetë e shkelur nga pushtuesi. U zgjuan e u ngritën për t’i bërë balllë hordhive barbare e për të fituar lirinë. U shtypën me gjak e hekur nga pushtuesit kryengritjet shqiptare, por u ringjallën trimat si feniksët e kurrë rezistenca heroike dhe lufta për liri nuk pushoi. Kjo tokë mbeti shqiptare dhe i mbijetoi vuajtjeve ndër shekuj, sepse i dolën zot trimat e paepur për liri që luftuan me gjithçka patën, e qindra mijë jetë u pavdekësuan, për t’i dhënë përgjithmonë jetë shqiptarëve në truallin e vet. EPOPEJA E DUKAGJINIT e 24 MARSIT 1998 e UÇK-së është meteori që ndezi flakë zemrat liridashëse. Xixat e strallit ishin margaritarë që ndriçuan rrugën e lirisë, ata që po ndërtonin kalanë e pamposhtur me bedena që i verbonte armiqtë tanë. Haradinajt e Gllogjanit, me 24 mars i dhanë leksion të madh pushtuesve, me shembuj trimërie e atdhedashurie të pafund. Haradinajt me bashkëluftëtarë atë ditë i zbrapsën me turp dhe çanë rrethimin, duke mbjell farën e besimit kudo në Dukagjin e më gjerë, se lufta çlirimtare është e vetmja rrugë për të fituar lirinë.

Lavdi të përjetshme dëshmorëve të kombit!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati shtrojë iftar për familjet e dëshmorëve, Bashkësinë Islame në Malishevë dhe figura të dëshmuara në kohë lufte dhe paqeje

Kryetari i komunës së Malishevës për nderë të muajit të shenjtë të ramazanit ka shtruar …