Kryetari i Malishevës dhe nënkryetari i Helsingborgut, biseduan për bashkëpunim mes dy komunave

Nënkryetari i Komunës së Helsinborgut në Suedi dhe kandidati për deputet në parlamentin suedez, Ola Muller dhe sekretarja politike e socialdemokratëve suedez, në këtë pjesë të Suedisë, të shoqëruar edhe nga zëvendësministri në Ministrinë e Diasporës, Afrim Bekteshi, kanë qëndruar në Komunën e Malishevës, ku janë pritur nga kryetari i komunës, Ragip Begaj, ku kanë biseduar për bashkëpunimin e mundshëm mes dy komunave. Fillimisht, kryetari Begaj, pasi i falënderoi për vizitën, i ka njoftuar mysafirët suedez me Malishevën, që nga formimi i saj e deri më sot, për popullsinë dhe resurset që ka Malisheva, si dhe për synimet e komunës në zhvillimin ekonomik dhe social. Po ashtu, Begaj, e falënderoi edhe shtetin e Suedisë, për mbështetjen e dhënë për vendin tonë dhe për Malishevën. Nga ana tjetër, nënkryetari i Komunës së Helsingborgut, Muller, u shpreh shumë i kënaqur me arritjet dhe përpjekjet e Kosovës dhe të Malishevës, sidomos nga pas lufta, për zhvillimin e vendit, si dhe i vlerësoi lartë resurset që ka Malisheva, në veçanti për rininë e saj, si kapaciteti më i madh i një vendi. Begaj dhe Muller, kanë biseduar për çështje të ndryshme, me interes të përbashkët, dhe janë pajtuar për bashkëpunim të ndërsjellë, sidomos në çështjet e arsimit, si dhe u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave mes dy komunave. Në Suedi, jetojnë dhe punojnë një numër i madh i qytetarëve nga Malisheva të cilët janë të integruar në shoqërinë suedeze, e që njihen edhe me hapjen e shkollës së parë shqipe në Suedi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …