Kryetari Nura ka pritur në takim notarët e Klubit të Notit “Dielli”

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur sot në takim notarët e Klubit të Notit “Dielli” bashkë me trajnerin Ekrem Mehmeti, me të cilët ka diskutuar për garat e notit dhe të arritura gjatë vitit të kaluar. Kryetari Nura, me këtë rast, i ka uruar notarët e klubit, për trofetë e fituara në kuadër të garave që kanë zhvilluar. Kryetari Nura u ka premtuar përkrahje edhe këtë vit, në kuadër të mbështetjes së klubeve sportive të komunës së Skenderajt.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Ferizaj me Stacionin e Ri të Autobusëve – model në gjithë vendin

Një nga projektet më të veçanta të Komunës së Ferizajt dhe e domosdoshme për krijimin …