Kryetari Ramosaj ka prit në takim Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, Deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu dhe bashkëpunëtor të tjerë kanë pritur në takim  Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi së bashku me Këshilltarin e tij politik Shkodran Imeraj dhe stafin përcjellës. Gjatë këtij takimi është diskutuar për projekte të përbashkëta që janë duke u implementuar këtë vit në komunën e Deçanit, për projektet ne vazhdimësi dhe planifikimin e buxhetit për vitin 2019. “Ne kemi diskutuar të gjitha temat që lidhen me arsimin sidomos për aspektin e infrastrukturës shkollore si dhe për problematikat, edhe të cilësisë së arsimit, mirëpo edhe për të gjitha telashet që po e përcjellin sistemin e arsimit, qoftë për numrin e vogël të nxënësve, qoftë njerëz të shumtë të Deçanit të cilët janë profilizuar, kanë mbaruar fakultetin dhe adresa e parë është komuna për me gjet një vend pune. Këtë vit në Deçan kanë nisur të ndërtohen dy shkolla të reja, katër shkolla të reja iu kanë nënshtruar programit të efiçiencës dhe po mendojmë që për vitin tjetër buxhetor me i përcaktuar prioritetet investive në infrastrukturën që shkollat në Deçan me qenë me një standard”, theksoi kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …