Kryetari Selmanaj priti në takim ministrin Shala

Kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, nënkryetari z.Sami Cacaj dhe bashkëpunëtor të tjerë, bashkë më Ministrin e Kulturës Rinis dhe Sportit z.Kujtim Shala, kanë bërë inspektimin e punimeve në Palestrën Sportive ,,Ruzhdi Ramosaj,, në Isniq të Deçanit si dhe shtëpinë –muze të Vëllezërve Gërvalla në Dubovikë.

Kryetari Selmanaj, u shpreh se bashkëpunimi me MKRS-në në këto projekte kapitale është i mirëseardhur dhe e falënderon ministrinë për përkrahjen. Përmes mbështetjes të ministrisë së Kulturës, Komuna e Deçanit ka përfituar jashtëzakonisht dhe kjo ndikon drejtpërsëdrejti në përmirësimin e jetës kulturore e sportive. Edhe ministri i Kulturës Rinis dhe Sportit z.Kujtim Shala nga afër ka pa  punimet që po zhvillohen në Sallën e Sporteve të Deçanit, të cilat ndodhët në fazën finale dhe ku ministria do të investojë edhe rreth 400 mijë euro.

Ministri Shala po ashtu inspektoi edhe investimet që po bëhen në projektin e rrethojës së stadiumit të Deçanit, projekt i cili do të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm ku pritet të ndërtohen edhe tribunat e stadiumit, më këtë rast ministri Shala tha se jam i  kënaqur me dinamikën e punëve që janë realizuar në këto dy projekte kapitale që janë investim i MKRS-së. Sportistët deçanas do të kenë dy hapësira të cilat kanë qenë të nevojshme, e që do t’u japin mundësinë të garojnë në sporte të ndryshme.

Nga këtu kanë vazhduar edhe inspektimin e punimeve në fshatin Dubovik, në vendlindjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës. Ministria ka investuar rreth 50 mijë euro në kuadër të projektit të restaurimit të tërësishëm të kompleksit të vëllezërve Gërvalla në bashkëfinancim më komunën e Deçanit. Vitin e ardhshëm parashihet që ky kompleks të shndërrohet në shtëpi-muze, e që vizitorëve të interesuar do t’u mundësohet të mësojnë më shumë për vëllezërit Gërvalla.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …