Kryetari serb, Aleksandar Vuçiq thotë se nuk do të lejojë askënd ta urdhërojë se cila do të jetë zgjidhja

Kryetari serb, Aleksandar Vuçiq thotë se nuk do të lejojë askënd ta urdhërojë se cila do të jetë zgjidhja

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Beogradi është i gatshëm të vazhdojë dialogun me Prishtinën por se “ai nuk do të lejojë askënd ta urdhërojë atë se cila do të jetë zgjidhja”. I pyetur nëse do të mbahet samiti në Paris, Vuçiq tha se do të ishte “ndoshta do të mbahet një herë”, dhe kur u pyet nëse do të ishte në korrik, ai tha “Unë mendoj se do të jetë”. Ai vlerëson se problemi për dialogun është se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe tha se Beogradi nuk po negocion me Prishtinën, sepse Perëndimi po negocion për Prishtinën. Sa i përket zgjedhjeve, Vuçiq tha se Qeveria do të formohet brenda afatit ligjor dhe kushtetues.

Kontrolloni gjithashtu

Më 1 prill  të vitit 1981, kishin shpërthyer në Prishtinë demonstrata e tretë masive pas 11 dhe 26 marsit të po atij viti

Më 1 prill  të vitit 1981, kishin shpërthyer në Prishtinë demonstrata e tretë masive pas …