Hashim Thaçi

Askush nga liderët e opozitës nuk ka pranuar të takohet me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Askush nga opozita nuk do të shkojë sot në takimin që i ka ftuar kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, me qëllim për të diskutuar lidhur me  reformën zgjedhore. Pas AAK-së, Vetëvendosjes edhe Nisma për Kosovë e ka konfirmuar refuzimin e ftesës. Bilall Sherifi nga kjo parti ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Ai më tej ka thënë se reforma e thellë dhe e duhur zgjedhore mund dhe do të bëhet vetëm pas zgjedhjeve, prej ku do të dalë legjislatura e re.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani kërkon shkarkimin e Rizvanollit: Zyrtarët shkuan në Serbi pas Banjskës

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Burim Ramadani, ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, …