leoni

Visar Ymeri me deputetin, Faton Topalli kanë takuar disa nga minatorët e ndërmarrjes Trepça

Visar Ymeri me deputetin, Faton Topalli kanë takuar disa nga minatorët e ndërmarrjes Trepça

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri bashkë me deputetin, Faton Topalli kanë takuar disa nga minatorët e ndërmarrjes Trepça për të diskutuar për ligjin për këtë ndërmarrje. Organizata joqeveritare “Minatori”, bashkë me sindikatën e minatorëve të “Stan Tërgut” dhe atë të metalurgjistëve kishin kërkuar këtë takim për t’i shprehur kërkesat dhe pakënaqësitë e tyre në lidhje me këtë ligj. Kërkesat për njohje të përvojës së punës, njohjen e diplomave interne, përfshirja e minatorëve prej vitit 1989 në pronësinë e 20 përqindëshit të aksioneve, janë kërkesa të drejta dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! do t’i përkrahë ato. Deputetët u dakorduan me minatorët që bashkëpunimi do të vazhdojë duke e ditur që Trepça është motor i zhvillimit industrial e ekonomik të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja

Shukri Buja reagon pas vendimit të Themelores: “Vendim i pabazë, tentim për të më ndalur politikisht në Lipjan”

Shukri Buja, kandidat i PDK-së,  për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka reaguar ashpër ndaj …