Thaçi

Kryetari, Thaçi, kërkoi nga Kuvendi që ta formojë sa më shpejt Qeverinë e re, e cila do të drejtohet nga Avdullah Hoti

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga Kuvendi që ta formojë sa më shpejt Qeverinë e re, e cila pritet të drejtohet nga Avdullah Hoti. Thaçi në një konferencë për medie, pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me dekretin e tij për mandatarin për formimin e qeverisë, ka ftuar të gjitha partitë politike që ta respektojnë këtë aktgjykim. Ai ka thënë se Kosova nuk e ka luksin që të funksionojë pa institucione stabile. Në këtë kontekst, ai ka kërkuar që institucionet e reja të angazhohen maksimalisht në rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës, pas pandemisë së virusit korona.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …