‘Die Press’: Serbia humb 60 mijë euro në ditë nga bllokada e Kosovës

Qeveria vendosi që asnjë maune nga Serbia të mos hyjë në vendin tonë, pa dokumentet ku shkruan Republika e Kosovës

Pesëmbëdhjetë kamionë me mallra nga Serbia nuk janë lejuar të hyjnë në territorin e Kosovës, për shkak të zbatimit të vendimit të fundit të qeverisë në detyrë të Republikës se Kosovës për ashpërsimin e masave për reciprocitet me këtë shtet. Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që asnjë maune nga Serbia të mos hyjë në Kosovë nëse në dokumentet e saj nuk shkruan Republika e Kosovës.  Kryeministri në detyrë, Albin Kurti se “edhe emri “Kosovë” është kushtetues, mirëpo, së fundmi Serbia ka ndërruar qasje duke kushtëzuar përdorimin e emrit “Republika e Serbisë”. Ne i kundërvihemi me masë reciproke”, ka shkruar Kurti. Zëdhënësi i Doganave të Kosovës,  Adriatik Stavileci, për “Radion Evropa e Lirë”, ka thënë se deri tani u kthyen 11 maune, të gjitha kthimet “kanë të bëjnë me aplikimin e masave te reciprocitetit sipas pikës 1 respektivisht 1.1 dhe 1.3 dhe gjithashtu edhe pikës 3 te vendimit te qeverisë”, thotë ai. Pika tre, nënkupton që operatorët ekonomikë nga Serbia duhet të pajisen me leje hyrëse për secilin automjet të transportit të mallrave që hyjnë në Republikën e Kosovës nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi. Në Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi ndërkaq thonë se rreth 20 kompani serbe deri më tani kanë kërkuar leje nga kjo zyre për eksportin e mallrave në Kosovë sipas rregullave të reja tregtare të miratuara të shtunën më 30 maj.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu: Kaq keq, e kaq tradhtisht si Albin Kurti, nuk ka vepruar as Esat Pashë Toptani

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti i cili akuzoi  ish kryeministrat …