Masakra e Izbicës

Kryetari Thaçi, përkujtoi masakrën në Izbicë, ku 21 vjet më parë vrastarët serbë masakruan 147 shqiptarë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar sot Masakrën e fshatit Izbicë, në të cilin, më 28 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë dhe masakruan 147 burra të rinj dhe pleq. Më 28 mars 1999 forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve përreth, veçuan 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës Masakra e Izbicës hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë, ku vrasja masive, përdhosja e trupave dhe varrimi i tyre, përmes pamjeve satelitore, u bë lajm botëror. Në mesin e të vrarëve kishte edhe persona të rrethit tim familjar. Sot , 21 vjet pas këtij krimi askush nga autorët dhe ekzekutuesit serbë nuk doli para drejtësisë vendore dhe asaj ndërkombëtare. Kjo është padrejtësia më e madhe për familjet që pësuan në vitet 1998 dhe 1999, ku shteti serb kreu masakra, gjenocid dhe dëbim masiv të shqiptarëve nga Kosova. Liria e Kosovës i ka rrënjët në gjakun e mijëra martirëve anembanë Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …