Edi Rama Hashim Thaçi

Kryetari, Thaçi sërish e ka lavdëruar fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Beograd

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi sërish e ka lavdëruar fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, gjatë  vizitës së  fundit në Beograd, duke thënë se ishin fjalë të qëlluara dhe të sakta. Ai ka paralajmëruar se të martën do të bisdojnë së bashku në Prizren. Thaçi në punimet e Seminarit të 93-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Prishtinë, ka thënë se bashkëpunimi me Shqipërinë, duhet t’i gëzojë të gjithë. “Me Shqipërinë kemi raporte të shkëlqyera të bashkëpunimit institucional, para dy ditësh jam takuar me kryeministrin Rama, pasnesër do të kemi drekë me kryeministrin Rama në Prizren. Po ky bashkëpunim i yni duhet t’i gëzojë, sepse është bashkëpunim i standardeve dhe vlerave euroatlantike dhe në asnjë mënyrë nuk duhet shikuar me dyshim. Ne nuk e kemi asnjë aspiratë as si Kosovë, as si Shqipëri ndryshimin e kufijve përkundrazi hapjen e kufijve sipas standardeve evropiane “, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …