leoni

Kryetari Thaçi takoi kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk

Kryetari Thaçi takoi kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka nisur gjatë të martës takimet në seancën e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Kreu i shtetit, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, u takua me kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk. Thaçi diskutoi me të për rrugëtimin evropian të Kosovës dhe e falënderoi për mbështetjen e dhënë në këtë drejtim. Ai ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për të ardhmen e saj evropiane. “Kemi bërë hapa të rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt familjes së madhe evropiane. Procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian duhet të përshpejtohet me veprime konkrete. Është jetike për shtetin tonë dhe mbarë rajonin që BE-ja të mbetet e angazhuar në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Thaçi gjatë takimit.

Me ftesë të kryeetarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe zonjës së parë, Melania Trump, në margjinat e Asamblesë, kryetarii Thaçi dhe zonja e parë e Kosovës, Lumnije Thaçi, janë pritur nga çifti presidencial Trump. Gjatë vizitës pesëditore në Nju Jork, Thaçi do të zhvillojë takime të shumta bilaterale me krerë të shteteve dhe udhëheqës të organizatave të ndryshme ndërkombëtare. Ai do të marrë pjesë edhe në takimin e krerëve të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, me nikoqire Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politkë të Sigurisë, Federica Mogherini.

Kontrolloni gjithashtu

Olivier Guerot: Themelet e dialogut Kosovë-Serbi mbeten të pandryshuara, Asociacioni prioritet për Kosovën

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka theksuar se themelet e dialogut ndërmjet Kosovës …