Kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës ne vizitë zyrtare ne Departamentin e Shtetit Amerikan

Kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës ne vizitë zyrtare ne Departamentin e Shtetit Amerikan

Në deklaratën e kryetares së  Rinisë Demokratike të  Kosovës, Shpresa Rama, gjatë një vizite zyrtare ne Departamentin e Shtetit Amerikan thuhet:  Jam e lumtur që më është dhënë rasti të jem e ftuar në një Program Lidershipi nga Qeveria Amerikane. Pata nderin që vizitova State Departamentin, sepse të njihesh nga afër me sistemin, punën, sfidat dhe mënyrën e zgjidhjes së tyre nga përfaqësuesit e shtetit, është mundësi dhe privilegj i jashtëzakonshëm për mua. Unë ndava disa nga përvojat e mija, si lidere e re, potencova se Kosova është një shtet me rini prej 65%, të cilët kanë vullnet, janë të emancipuar dhe niveli intelektual i tyre tejkalon çdo shtet të gadishullit ballkanik dhe më gjerë, potencova gjithashtu sfidat me të cilat përballemi dhe kërkova mbështetje për rininë e Kosovës. Ne shqiptarët e Kosovës, e sigurisht edhe të trevave tjera shqiptare, do t’u jemi gjithmonë mirënjohës SHBA-ve për ndihmën që na dhanë në shtetformim dhe për mbështetjen që po vazhdojnë të na japin. Vlen të theksoj se u ndjeva krenare kur në hyrje të objektit të State Departmentit pash flamurin e Kosovës dhe atë kombëtar në radhën e flamujve të shteteve të të gjithë botës.  Gjithashtu më la përshtypje fakti që brenda objektit ndodhej një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë shërbyesve që kanë rënë heroikisht ose në mënyrë të natyrshme në vendin e punës, si simbol i asaj se sa shumë e vlerësojnë shërbimin për shtetin e tyre amerikanët. Zoti i bekoftë të gjitha ato shtete që synim kanë të mirën e njerëzimit, Zoti e bekoftë popullin amerikan dhe atë shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, thotë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i Kosovës që do të përmbushet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i …