leoni

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Nën organizimin e Forumit për Transparencë Parlamentare, Kuvendi i Republikës së Kosovës nesër, më 15 shtator, shënon virtualisht Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Në Kuvendin e Kosovës Dita e Demokracisë është shënuar ndër vite me një varg aktivitetesh dhe në bashkëpunim të ngushtë me organizatat partnere dhe ato të shoqërisë civile.

Aktivitetet e realizuara gjatë këtyre viteve përbënin vizita të nxënësve në Kuvend nga qendra të ndryshme të Kosovës, panairin e organizatave të shoqërisë civile, debate, tryeza, kuize me nxënës, gara në pikturë/fotografi etj.

Në vitin 2020, për shkak të masave kufizuese si pasojë e Covid 19, kjo ditë është shënuar virtualisht (online).

Edhe këtë vit, për shkak të sitatës me pandeminë dhe masave kufizuese, të gjitha aktivitetet realizohen virtuaisht.

 

Agjenda:

10:00  Video-mesazh i nënkryetares së Kuvendit, Saranda Bogujevci

10:05  Video për fëmijë – Roli i komisioneve parlamentare

11:00  Punëtori për Demokraci “Demos-ti“ (virtuale) me nxënës filloristë – Pjesëmarrës, deputetet: Arbëreshë Kryeziu Hyseni dhe Albana Bytyqi (anëtare të Forumit për Transparencë) 

13:00  Debat virtual “Efektet e pandemisë në shëndetësi dhe mirëqenie”

Marrin pjesë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, të mediave dhe organizatave të tjera përfaqësuese, ndërsa moderohet nga deputeti Fridon Lala, anëtar i Forumit për Transparencë

 

Mesazhe për vaksinim – kartolina elektronike ​

Kontrolloni gjithashtu

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar"  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar”  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Të enjtën me 25 prill 2024, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e Kulturës …