Ka përfunduar debati lidhur me vendimin e Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara

Një pjesë e deputetëve janë të përgjegjshëm dhe krejt të padenjë në kryerjen e obligimeve të tyre

Kuvendi i Kosovës sot mban seancën plenare, ku do të shqyrtohen pikat e pa përfunduara të seancave të shumta të qershorit dhe të korrikut. Po ashtu, pas përfundimit të pikave të seancave të kaluara, do të fillojë seanca e sotme, ku në rend dite janë 10 pika të reja. Kuvendi gjatë muajve të fundit ka qenë pothuajse i paralizuar në mungesë të deputetëve në seanca dhe në mungesë të kuorumit, për të miratuar ligje. Në asnjë përbërje të deritanishme të Kuvendit nuk është shprehur  më shumë papërgjegjësi nga deputetët në kryerjen e  obligimeve të tyre, për të cilat paguhen me paratë e taksapaguesve të vendit. Edhe gjatë seancave një pjesë e deputetëve në vend të reflektimit të përgjegjshëm për problemet me të cilat po ballafaqohet vendi,  ata zihen e shahen mes veti, rrëfejnë banalitete të libidos së tyre të shfrenuar madje edhe fizikisht i vërsulen njëri-tjetrit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …