Kuvendi i Katalunjës

Kuvendi i Katalunjës, votoi në favor të organizimit të Referendumit për pavarësi në shtator 2017

Kuvendi i Katalonjës, ditë më parë  ka votuar në favor të organizimit të Referendumit për pavarësi në shtatorin e vitit të ardhshëm, pavarësisht tensioneve në rritje me qeverinë qendrore të Spanjës lidhur me legjitimitetin e mëvetësimit të ardhshëm të rajonit juglindor. Referendumi përbën kokëçarje për kryeministrin spanjoll në detyrë, Mariano Rajoy, Partia Popullore konservatore e të cilit vazhdimisht ka përsëritur se është kundër mbajtjes së referendumit të ndarjes në Katalonjë, ku ndodhet rreth një e gjashta e popullsisë së Spanjës. Qëndrimi i qeverisë kundrejt separatistëve katalonjas është ashpërsuar edhe më shumë në kohën kur kanë dështuar dy palë zgjedhjet e fundit spanjolle, për shkak se dhjetë muajve të fundit nuk është arritur të krijohet një koalicion me shumicë për formimin e qeverisë qendrore. Administrata qendrore e Spanjës ka shtruar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e rezolutës së Parlamentit katalonjas për ndarje. Gjykata Kushtetuese e Spanjës ka lënë të kuptohet të enjten se mund të ngrihet akuzë për shkelje ligjore kundër kryetarit të Parlamentit katalonjas, për shkak se ka lejuar hedhjen në votim të rezolutës.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo, porositë që Kosova dhe Shqipëria të bashkëpunojnë dhe të përballojnë së bashku sfidat

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Paskal Milo, ka shprehur shqetësimin e tij në …