Kuvendi

Kuvendi me shumicë votash miratoi Rezolutën për mos- liberalizimin e vizave nga BE-ja për qytetarët e Kosovës

Kuvendi i Kosovës, me shumicë votash miratoi Rezolutën për mos- liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Evropian, e propozuar nga partia opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Për rezolutën e propozuar votuan 65 deputetë dhe nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim. Në fillim të diskutimit, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se deputetët e Kosovës duhet të shprehin qartë qëndrimin e tyre për mos liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ashtu siç kanë shprehur qëndrimin e tyre edhe Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian për këtë çështje. Tahiri lexoi tekstin e rezolutës së përgatitur duke kujtuar se Bashkimi Evropian negociatat për liberalizimin e vizave me Kosovën i ka nisur në janar të vitit 2012, ndërsa Kosova i ka përmbushur kriteret e kërkuara në vitin 2018. Ne, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, zotohemi se do t’i shpiem përpara të gjitha reformat që garantojnë shtetin e së drejtës, nismat kundër korrupsionit, projektet për punësim dhe zhvillim, mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, garancinë për institucionet e pavarura, mbikëqyrjen e rreptë të qeverisë dhe qeverisjes në raport me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut”, tha mes tjerash, Besnik  Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Amerika dhe Bashkimi Evropian presin që më së largu sot të arrihet një marrëveshje për qetësim të situatës në veriun e Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian presin që sot  të arrihet një marrëveshja …