Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg zhvilloi një bisedë telefonike me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Stoltenbergu . i cili me këtë rast theksoi se i kishte thënë Vuçiqit, se KFOR-i si pjesë e misionit të NATO-s do të ndërhynte nëse në Kosovë do të cënohej stabiliteti. “Të dy palët duhet të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialogun me ndërmjetës BE-në dhe të kapërcejnë diferencat në mënyrë diplomatike. NATO-KFOR është gati të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti”, u shpreh ai. Stoltenbergu ka telefonuar edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti më 2 gusht, ku ka bërë thirrje që të gjithë palët të ruajnë qetësinë dhe të shmangen veprimet e njëanshme.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill: Shkëmbimi i territoreve në mes të Kosovës e Serbisë nuk është në agjendën e Uashingtonit

Christopher Hill: Shkëmbimi i territoreve në mes të Kosovës e Serbisë nuk është në agjendën e Uashingtonit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, gjatë qëndrimit në Bujanoc …