Kuvendi Vjetor i 19-të i Anëtareve të RrGK-së mbahet diten e  shtunë, me 11 dhjetor 2021, nga ora  11:00-14:00 ne Hotel Emerald, Salla Strauss

Kuvendi Vjetor i 19-të i Anëtareve të RrGK-së mbahet diten e  shtunë, me 11 dhjetor 2021, nga ora  11:00-14:00 ne Hotel Emerald, Salla Strauss

Rrjeti i Grave të Kosovës mban Kuvendin e 19 Vjetor të Anëtareve, këtë të shtunë, më 11 dhjetor 2021, nga ora 11:00 – 14:00, në Hotel Emerald, Salla Strauss.

Është koha kur prezantojmë para organizatave anëtareve, si dhe para të gjithë juve, përparimin tonë në zbatimin e Strategjisë 2019-2022, me theks të veçantë në aktivitetet tona përgjatë vitit 2021.

Edhe pse po lëmë pas një vit jo të lehtë, RrGK do ta shfrytëzojë këtë rast që ta shënojë Kuvendin e 19 të Anëtareve për të festuar, reflektuar, si dhe për të vlerësuar kontributin e të gjithëve drejt përparimit të të drejtave të grave dhe arritjes së barazisë gjinore në Kosovë si dhe përtej saj.

Njëherit, shfrytëzojmë rastin t’ju falënderojmë përzemërsisht për përkrahjen tuaj gjatë këtij viti dhe kontributin tuaj në prioritizimin e të drejtave të grave në agjendën tuaj mediale.

Kuvendi i 19 Vjetor i Anëtareve të RrGK-së finanancohet nga Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA), bashkëfinancohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), Fondacioni Kvinna till Kvinna, si dhe Sigrid Rausing Trust. Kurse, përgjatë gjithë vitit përpjekjet e RrGK-së për barazi gjinore janë mbështetur edhe nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), si dhe Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit, Ekrem Kastrati udhëheqja e komunës së Mejrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …