Lavdim Klinaku: Kosova një hap para

Të thuash se me pavarësimin e vendit(Kosovës) u plotësua amaneti i mijëra dëshmorëve nuk është e drejtë, dhe në fakt është johumane. 
Është shumë e vërtetë , që kosova e shpalli një lloj të pavarësisë , e cila nuk ka sovranitet , te paktën keshtu është konceptuar nga letrat që u nënshkruan. Edhe pse disa zyrtarë të kuvendit verbalisht e cekën edhe sovranitetin. 
Një hap pak sa i ngutshëm ishte ai kur zyrtarët kosovarë lejuan dhe madje lavdëruan përcjelljen e amanetit në mënyrë simbolike tek legjenda ,Adem Jashari, me moton “BAC U KRY!”. Në fakt baci dhe shumë e shumë të tjerë nuk luftuan për një gjë të tillë ,sepse besoj që çdo njeri me mendje të shëndoshë e ka parasysh se përveq tjerash , në trojet shqiptare përfshiheshin teritore shumë më të mëdha ;Plava ,Gucia , Shkupi Presheva ,Bujanovci ,Moreja(Peloponezi), Prokupla, Vranja ,Kurushumlia, Leskofci e shumë e shumë të tjera . Madje nëse është harruar betimi që dhanë ata do të ua përkujtoj tani ; “Unë , ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre .Do të jem përherë ushtarë besnik, luftëtarë i denjë i lirisë,vigjilent, guximtar dhe i diciplinuar, i gatshëm që në çdo kohë pa kursyer as jetën time të luftoj për t`i mbrojtur interesat e shenjta të atdheut. Nëse shkel këtë betim , le të ndëshkohem me ligjet më të ashpëra të luftës dhe nëse tradhtoj , qoftë i humbur gjaku im . Betohem, betohem , betohem.”
Pra, “bac nuk u kry e tëra” por tashti jemi një hap më përpara dhe mund të marrim frymë lirshëm . 
Flamuri i Kosovës i miratuar zyrtarisht nga Kuvendi i Kosovës në fakt i quajtur multi-etnik , që përmes yjeve simbolizonte të gjitha komunitetet brenda vendit, ai në fakt do të mund të merrte edhe konotime tjera në shikim të parë. Flamuri nga një kontekst tjetër do të jepte po ashtu në mënyrë simbolike shqiptarët e ndarë në gjashtë pjesë, besoj që nuk është e nevojshme t`i përmendi ,dhe në fakt ai ( Flamuri) nuk do të na linte të harrojmë se amaneti i atyre që ranë ishte pikërisht synimi për t`i bashkuar këto pjesë, të ndara padrejtësisht. 
Por, u bë si u bë, tashti na mbetet t`i përvjelemi mëngët dhe t`i përvishemi punës. Besoj dhe shpresoj që nuk do të jetë aq e fuqishme lufta e individit ndaj pushtetit , apo do ta them në një mënyrë më të qartë ; shpresojmë që pushteti nuk do t`ua bie punën individëve për t`i shpallur luftë atij. 
Në fund po e përmbylli me një thënie të Petro Markos: E dua Kosovën gjerë në dhembje se është Shqipëri . 
(Autori është Absolvent në degën e Letërsisë shqipe në kuadër të Fakultetit të Filologjisë)

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …