Lëvizja për Bashkim: Pa një platformë të qartë politike, Kosova nuk ka pse t’i vazhdojë bisedimet me Serbinë

LB: Duhet një Platformë kombëtare për bisedime me Serbinë, sa nuk është bërë vonë!

Lëvizja për Bashkim konsideron se Serbia po e realizon edhe një projekt të saj shtetëror në veriun e Kosovës: atë të rrjetit hekurudhor të Serbisë! Sot ajo edhe praktikisht e ka nisur qarkullimin e trenave në këtë pjesë të Kosovës! I gjithë opinioni shqiptar është i shqetësuar dhe plot pezëm! Në të njëjtën kohë të gjithë i ka kapluar një gjendje stepjeje dhe pamundësie për t’u kundërpërgjigjur! Edhe qytetarët, edhe institucionet, edhe të gjitha partitë politike e madje edhe shoqëria civile të vetmen formë të reagimit e kanë ofshamën, sharjet e fajësimin e njëri-tjetrit për këtë gjendje! Në realitet, gjendja e tillë nuk është pasojë e pamundësisë për t’iu përgjigjur politikës serbe, por është drejtpërdrejt pasojë e një politike të gabuar të ndjekur përgjithësisht që nga paslufta e këtej!

Shqiptarët, nëse duan vërtet t’i përgjigjen siç duhet Serbisë, apo nëse duan t’i realizojnë synimet e veta dhe të ecin përpara, duhet urgjentisht që përmes përfaqësuesve të vet të mblidhen e ta hartojnë platformën kombëtare për të dalë nga kjo situatë dhe për ta filluar një jetë të mirëfilltë politike e zhvillimore!Përndryshe, treni është vetëm hyrje në synimet e përgjithshme të Serbisë ndaj Kosovës! Kështu, siç jemi, të çorientuar dhe të përçarë, Serbia i realizon pa probleme të mëdha synimet e veta!

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …