Lerdikion Jupaj: Mbi 5 Majin, Ditën Lavdiplote të Dëshmorëve

Kam ndjekur debatet e shumta mediatike në lidhje me Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, dhe me figurën e njërit prej drejtuesve të saj, Enver Hoxhës. Në fakt e kam ndjekur këtë debat sepse nuk kisha si të bëja ndryshe, pasi këto Tv-të dhe mediat tona janë si puna e papagallit ose e majmunit që mjafton të mësojnë një gjë dhe ta përsërisin gjithë ditën. Ajo çka më ka tërhequr në këto debate nuk është debatet e psiko analistëve tanë të “të mençur dhe vizionarë” por një gjë tjetër, ajo e përfshirjes së diplomatëve të huaj, të akredituar në Shqipëri, të cilët edhe kësaj here nuk rrinë pa i futur turinjtë e tyre në punët e brendshme të shoqërisë shqiptare.


Ajo çka i ka shqetësuar këta diplomatë dhe lolot e tyre në Shqipëri, ishte fakti se njerëz të thjeshtë, politikanë në pushtet por edhe shumë të rinj nderonin me grusht dëshmorët dhe ish komandantin e tyre Enver Hoxha. Fëmijë dhe të rinj në Përmet nderonin si dikur në Varrezat e Dëshmorëve të këtij qyteti legjendar, i cila u shndërrua në bazën  e formimit të shumë brigadave partizane të cilat pa ndihmën e të huajve çliruan Shqipërinë nga okupatorët dhe bashkëpunëtorët e tyre, ( të cilët sot mundohen ti paraqesin si heronj).Por në fakt këta pseudo analistë dhe shapllamakë. Më falni diplomatë nuk po kuptojnë,  ose nuk duan të kuptojnë shkaqet e kësaj ringritje.


Ishte një kohë kur Shqipëria ishte e varfër dhe e sapodalë nga lufta, por i dha dërrmën agresionit fashist të grekëve në vitin 1949 , ndërsa sot anti shqiptari i tërbuar Janullatos bashkë Dulet dhe Bollantot e tij bënë me shqiptarët çfarë të dojë. Ishte një kohë kur ky vendi i varfër dhe i pabukë i tregonte vendin ish Bashkimit Sovjetik kur ishte fjala për sigurinë dhe të drejtën e vet të vetëvendosjes, duke mos pranuar të bëhej satelitë i tij .


Sot Shqipëria e “zhvilluar dhe demokratike” nuk dihet se sateliti i kujt është më përpara.


Ishte një kohë kur në atë vend të varfër të paktën nuk vdiste kush nga papunësia dhe nga uria. Nuk vdiste kush nga gjakmarrja, që sot po bën kërdinë. Zotërinj,  po ju pyes sa e keni numrin e papunëve në vend. Sa e keni numrin e të papunëve në Kosovë ku na sundon Euleshi, më falni Eulexi dhe larot e tyre. Ishte një kohë kur në këtë vend u zhdukën analfabetët, plagë që sot po shkatërron shoqërinë shqiptare.


Ishte një kohë kur popullsia e vendit ishte e shpërndarë në të gjithë Shqipërinë,kurse sot veriu dhe jugu i vendit po braktisen gjithnjë e më shumë, duke plotësuar atë që armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve, grekët dhe serbët nuk mundën ta bënin me masakra dhe djegie.


Do më thoni atëherë vriteshin njerëz.


Po, e drejtë vriteshin dhe shumica me të padrejtë.


Por mos harroni se shumica juaj që dërdëllisni keni qënë pjesë e atij sistemi dhe ju apo të afërmit tuaj kanë marrë pjesë në sajimin e akuzave ndaj tyre. E dyta atyre u është bërë gjyqi dhe një procesverbal, por ata që kanë vdekur nga regjimi juaj demokratik nuk e u dihet nami dhe nishani. I keni vrarë këtu, në Greqi , në Evropë, Amerikë dhe kudo.


Ju bëtë 1997, ju shkatërruar të gjitha veprat që populli shqiptar bëri me aq mundim.


Ju shkatërruat ushtrinë, ju shkatërruar fabrikat, ju shkatërruar serat, ju shkatërruat muzetë, ju vodhët pasuritë nëntokësore të këtij vendi, ju përdhosët dinjitetin e këtij populli, ju i hapët dyert sa e sa sharlatanëve. Ishte një kohë o Fevzi, o Mark Marku , o Tak Ngjela, o Artan Hoxha, o Fatos Lubonjë, o Preç Zogaj, o fashista e ballista, e berishistë e ramistë, kur shqiptarë myslimanë e të krishterë, bektashi e katolikë, suni dhe ortodoks martoheshin, pa marrë parasysh përkatësinë fetare dhe jetonin bashkë. Sot ky vend është mbushur me parazitë që predikojnë urrejtje, përçarje dhe ndasi fetare, me synimin ta qojnë këtë vend drejt një katastrofë si ajo e Bosnjës.


Ju do të ngriheni dhe do të thoni, se s’kam të drejtë të përmend emrat tuaj të “nderuar”.


 Edhe unë po ju them sç keni të drejtë të përdhosni dinjitetin e kombit shqiptar.


Nuk keni të drejtë të mohoni atë sakrificë që kanë bërë ata bij nënash që dhanë jetën për këtë vend në lule të rinisë. Ata dëshmorë njëri prej të cilëve është edhe gjyshi im, partizani i Brigadës së VI S i cili ra dëshmorë për çlirimin e Sarandës, Ata lanë në mes jetën, ëndrrat dhe pasionet e tyre për lirinë e këtij vendi. Megjithëse nuk pres të dini vlerën e lirisë, se ai që lind skllav, skllav do të vdes.


Nuk desha t’ ju përmendja emrat tuaj, se më vjen ndot t’ju shof dhe jo më tju përmend, por më detyruat.


Kurrë s’do ta ndalni as ju dhe as shapllamakët perëndimorë dhe lindorë që na vijnë këtu dhe na japin leksione perversitetesh, që të nderojmë ata që i dhanë dinjitet këtij populli.


Vëreni vath në vesh këtë gjë.


O ju të tillët edhe njëherë të më falni, ju të “mençurit: dhe më të “mëdhenjtë” e mendimit shqiptar, o ju që ju shnëdrit dituria në ballë, si njëbrirëshat, a nuk e keni kuptuar pse këta njerëz përulen para ish drejtuesit të këtij vendi (të cilin sa ishte gjallë, ju të parët iu keni futur në prapanicë) dhe dëshmorëve të luftës antifashiste, sepse ata i kthyen dinjitetin dhe nderin këtij kombi të marrë nëpër këmbë, sic po e marrin dhe po e tallin sot.


Në atë kohë nuk kishte asnjë ambasador që të fuste hundët apo turinjtë e tij të ndyrë në punët e brendshme të Shqipërisë. Sot dalin lloj-lloj Fulesh dhe Fyella dhe na mësojnë se çfarë duhet të bëjmë. Vijnë lloj-lloj lapanjozash nga BE apo vende të tjera dhe sillen si gangsterë të tipit Artur Oui, duke na kërcënuar se nëse nuk plotësojmë tekat e tyre dhe të kanakarëve të tyre ( Greqisë dhe Serbisë) nuk do të na ndihmojnë.


Dhe kanë të drejtë o pisa! Sepse Zagarët që ju i shërbeni për 24 vjet vranë, dogjën, grabitën, shkatërruan, vodhën, përdhunuan, terrorizuan, prenë, rrëmbyen dhe e vranë këtë vend, më me urrejtje dhe perversitet sesa grekët dhe serbët. Krimet që ju dhe padronët tuaj i kanë bërë këtij vendi, e meritojnë të gjykohen në procese gjyqësore.Vjedhjet që ju dhe padronët tuaj kanë bërë o kriminelë, do të turpëronte edhe hajdutin më të madhë të gjitha kohërave.


Por ju ishit aq të mirë sa t’i linit një kënaqësi  këtij populli, që në dukje është çik si makabre, por ishte zgjedhja juaj dhe jo e popullit. Ju na latë kënaqësinë, që në kohën e largimit tuaj nga kjo botë (do jetë humbje e madhe për vendin), të themi ,” Iku edhe një Bajgë “. ….


Dhe nga 5 maji në 5 maj, numri i atyre që do të nderojnë Enver Hoxhën dhe luftëtarët antifashistë  do të rritet ashtu sië po rritet zemërimi i këtij populli ndaj jush dhe klikës dhe “diplomatëve “ që ju i shërbeni.


Ky zemërim, që ka rrënjë në padrejtësitë, që po i bëhen dhe do t’i bëhen në të ardhmen këtij populli nga padronët tuaj dhe nga ambasadorët e vendeve “mike”do të vijë gjithnjë e në rritje, derisa të vijë ajo ditë kur ajo të shpërthejë


Por mos u frikësoni se nuk ka për tju ndodhur gjë.


Një proverb e lashtë thotë se “Bota mund të zhduket , uji të përmbysi gjithë çka, por ti mos ki frikë se mbetjet qëndrojnë gjithmonë mbi ujë.


 


Analia Al

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …