leoni

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Letër e hapur drejtuar institucioneve të vendit nga bashkëshortët mësimdhënës, Ilmi Tahiri dhe Emrije Tahiri, në Besianë

PROKURORISË SPECIALE TË KOSOVËS

PROKURORISË SPECIALE TE EULEX – IT

SHEFIT TË MISIONIT EULEX NË KOSOVË LARS GUNNAR WIGEMARK.

ZYRES SË BASHKIMIT EVROPIAN NË KOSOVË ,

AMBASADES AMERIKANE NË KOSOVË , AMBASADORIT FILIP KOSNETT.

AMBASADES GJERMANE ,

AMBASADES BRITANIKE .

DHE TË GJITHA MEDIAVE TË SHKRUARA DHE ELEKTRONIKE

DHE OPINIONIT MBARË SHQIPTAR.

SHOQATAVE SHQIPTARE PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE DHE LIRIVE TË NJERIUT KUDO NË BOTË.

SOT 14 VITE MË PARË U LARGUA NGA PUNA NGA ARSIMI PROFESORESHA E GJUHËS DHE LETËRSISË SHQIPE EMRIJE TAHIRI PADREJTËSISHT NGA DREJTORIA E ARSIMIT NË PODUJEVË .

Të nderuara institucione të shtetit të Kosovës dhe ju institucione të lartë përmendura ndërkombëtare më lejoni të ju adresohem unë Ilmi Tahiri ish mësimdhënës poet dhe bashkëshorti i Emrije Tahirit i profesoreshës së larguar nga puna padrejtësisht nga drejtoria e arsimit në Podujevë.

Sot 14 vite më parë drejtoria e arsimit në Podujevë e largoi bashkëshorten time Emrije Tahiri profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë shqipe e diplomuar në Universitetin shtetëror të Tetovës

dhe me katër vite përvojë pune në arsim padrejtësisht e largoi nga puna nga arsimi dhe as me vendim të ministrisë së arsimit nuk e riktheu në punë madje as me nostrifikim diplome .

Dhe nga pasojat e largimit të padrejtë nga puna dhe krimit mbi të për 16 vite e sollën në gjendje të rëndë gjer në buzë çmenduri ku vetëm Zoti e mjekësia e shpëtoi , kujdesi im dhe familjarët dhe fëmijët në vend që për ata të kujdesej ajo ,fëmijët u tmerruan për këto vite me radhë nga gjendja tepër kritike e saj dhe shkaktare janë drejtoria e arsimit në Podujevë.

Ndërsa ajo plotë 12 vite vijon trajtimin shëndetësor psikiatrik në shtëpi dhe në klinika psikiatrike të vendit dhe jashtë. madje para dy vitesh është dërguar në klinikë psikiatrike të Kosovës me njësi policore dhe me mjek të urgjencës në gjendje kritike për jetën e saj Ndërsa dy prokurori ajo e shtetit respektivisht e zyra e ish kryeprokurores së shtetit Laura Pula ajo tani gati pesë vite më parë lëndën time qe ia kam adresuar zyrës së saj ajo e ka proceduar në prokurori themelore të Prishtinës respektivisht tek kryeprokurori i kësaj prokurorie që të ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore për këtë rast, dhe pas një viti që lënda ishte dërguar në këtë prokurori dhe reagimit tim mediatik një prokuror i rastit ka urdhëruar policinë hetuese të stacionit policor në Podujevë dhe Policia e Kosovës më ka intervistuar me urdhër të prokurorit mua Ilmi Tahirin dhe drejtorinë e arsimit në Podujevë dhe ky intervistim i është dërguar një prokurori të rastit në Prokurorinë themelore në Prishtinë dhe lënda është zvarritur apo më mirë të themi është fshehur sepse ajo pesë deri në gjashte vite nuk kemi asnjë njoftim për procedim të mëtejmë .

Por ky krim fshihet nga politika shteti i Kosovës .

Një nënë shqiptare një profesoreshë e gjuhës shqipe e diplomuar ti shpallet vendi i punës në profesion pa pasur asnjë vërejtje dhe mangësi madje edhe me vendime të ministrisë së arsimit të Kosovës nuk është rikthyer në punë kjo është një krim mbi një mësimdhënëse krim institucional shtetëror .

Këso krime mbi mësimdhënës dhe shkolla shqipe kanë kryer dikur mbi ne serbo barbar ndërsa mbi këtë ish mësimdhënëse krime kanë kryer këta pushtetar të komunës së Podujevës.

Ish drejtori i Gjimnazit Aleksander Xhuvani Drejtori i atëhershëm dhe ish drejtori i arsimit komunal në Podujevë Avni Maloku , bashkë me të ish drejtori i arsimit tani deputet i kuvendit të Kosovës Shpejtim Bulliqi , ish drejtori Zuk Xhemajli , mëpastaj ish drejtori i arsimit komunal Nexhmi Rudari ish nënkryetar i komunës së Podujevës tani ushtrues i detyrës së kryetarit të kësaj komune dhe drejtori i tanishëm i arsimit Agim Blakqori me ekipin e tij te komisionit për pranimin e mësimdhënësve nëpër konkurse të shpallura nga kjo drejtori arsimore përgjegjës për moskthimin në punë të bashkëshortes Emrijës është edhe vet ish kryetari i komunës së Podujevës Agim Veliu tani ministër i punëve të brendshme të Kosovës ku për shumë vite është edhe urdhri i tij politik për moskthimin e saj në punë,

Të gjithë bashkë brenda kësaj hapësire kohore kanë bërë padrejtësi kanë shkelur ligjin kanë bërë diskriminim dhe krime ku si bashkëshort i posedoj dëshmitë e rënda mjekësore të buzë çmendurisë së bashkëshortes nga pasoja e largimit dhe moskthimit në punë nga këta zyrtar komunal të arsimit në Podujevë.

Apel urgjent prokurorisë speciale të shtetit të Kosovës që të merret me këtë krim të këtyre kryesuesve të përmendur më lartë ndaj bashkëshortes sime Emrije Tahiri e larguar nga puna dhe e sjellë ne buze çmenduri dhe pasoja buzëtragjike për ne familjen e saj .

Gjithashtu kërkojmë kompensim material për tëra vitet e largimit nga puna , më pastaj dëmshpërblim për të gjitha pasojat e shkaktuara si pasojë e largimit nga puna dhe shpenzimet e bëra në trajtimin e saj shumëvjeçar mjekësor në klinika dhe terapi të rënda dhe të shtrenjta.

Drejtësi mos fsheh krimet mos i fsheh kriminelët mos u bëj vrasëse e dytë e kësaj profesoreshe dhe familjes sonë por zbardhni sa më parë drejtësi.

Kosova nuk luftoi që kështu disa shkelës të ligjit që kanë bërë krime mbi ne të njollosin shtetin tonë që me luftë gjak u arrit liri dhe shtet ndërtim. Jo tirani mbi mësimdhënës jo persekutim jo krim, jo vrasje gjer në çmenduri, por drejtës dhe vetëm drejtësi.

Shkruar nga unë bashkëshorti i Emrije Tahiri unë ish mësimdhënësi Ilmi Tahiri banues në Lagjen Dëshmorët e kombit në Podujevë.

Numri im kontaktues 044612800.

Letër e përbashkët nga nga ish mësimdhënësit Ilmi Tahiri dhe Emrije Tahiri

Më 01. 09. 2020. Podujevë

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …