leoni

Lëvizja për Bashkim: Lojërat e fatit duhet të mbyllen menjëherë

Lëvizja për Bashkim pajtohet për taksën kundër Serbisë, por kërkon që ajo të jetë e qëndrueshme

Lëvizja për Bashkim ka analizuar situatën pas masave të Qeverisë së Kosovës për prodhimet e Serbisë dhe të Bosnjës dhe ka ardhur në përfundim se ato janë të nevojshme dhe të domosdoshme. Andaj, LB do të jetë anën e Qeverisë, në këtë drejtim, dhe kërkon që ajo të mos tërhiqet nga kjo politikë. Madje, këtë ta shtrijë edhe në drejtimet tjera, deri në të drejta të plota politike në mes të shqiptarëve në Serbi e serbëve në Kosovë. Vendimet e tilla të Kosovës padyshim që nuk duhet të burojnë as nga ndjenja populsite e as nga raporte inatçore, por të jenë të studiuara e analizuara mirë e mirë, në mënyrë që të kthehen në dobi të Kosovës, të qytetarëve të saj e të raporteve me fqinjët. Tash, Qeverisë i mbetet të jetë e kujdesshme e të punojë shumë në evitimin e pasojave dhe efekteve të mundshme anësore që mund të prodhojë një politikë e tillë, si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli ia pret hovin VV-së: Seancë pa 61 vota nuk ka

Analisti i KDI-së, Eugen Cakolli, ka hedhur ujë të ftohtë mbi përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje …