Brickos

BE

Liberalizimi i vizave për Kosovën s’ përmendet në programin e presidencës çeke, e cila merr radhën e udhëheqjes së Këshillit të BE-së

Çekia ka marrë radhën nga Franca për ta udhëhequr Presidencën e Këshillit të BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm. Presidenca çeke ka publikuar programin e saj me prioritetet që do të ketë në gjashtë mujorin e fundit të vitit 2022. Në programin me  67 faqe thuhet se do t’i kushtohet vëmendje e veçantë zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, pas agresionit rus në Ukrainë, me theks të veçantë normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë raporton Gazeta Express. “Presidenca e Çekisë do të mbështesë dialogun politik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe do të fokusohet në ndikimin e agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukraina në rajon. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet zhvillimeve në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në program. Liberalizimi i vizave për Kosovën si çështje nuk përmendet fare në programin e presidencës çeke, por në fokus do të jetë zgjerimi i zonës Schengen përfshirë Kroacinë, Bullgarinë dhe Rumaninë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …