Limaj ka takuar Komisionin Qeveritar për persona të pagjetur, Shoqatat e të Pagjeturve dhe familjar të Pagjeturve

Limaj ka takuar Komisionin Qeveritar për persona të pagjetur, Shoqatat e të Pagjeturve dhe familjarë të tyre

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh bashkëkryesues i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë ka takuar Komisionin Qeveritar për persona të pagjetur, Shoqatat e të Pagjeturve dhe familjar të Pagjeturve. Limaj më këtë rast ka thënë se Kosova po dëshmon përfundimisht dhe atë shumë seriozisht ju ka qasë kësaj çështje shumë të ndjeshme dhe të rëndësishme për vendin. Limaj ka thënë se në platformën për Bisedime me Serbinë nga temat kryesore është çështja e të pagjeturve. Ai i ka siguruar se nuk ka marrëveshje me Serbinë pa e pas të qartë zgjidhjen e çështjes se të pagjeturve. Limaj i ka njoftuar se në takimin e delegacionit në Bruksel tema kryesore ka qenë çështja e ta pagjeturve. Më tutje, ai ka thënë se çështja e të pagjeturve nuk përfundon vetëm me identifikim, por pas kësaj shkon procesi i hetimit penal për të gjithë ato që kanë ndodhë në atë kohë.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiprim Arifi

Shqiprim Arifi: Në Republikën e Albinit, ata që kanë luftuar kundër Serbisë nuk meritojnë asgjë

Ish-kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë të …