Limaj: Mobilizim dhe entuziazëm i jashtëzakonshëm i Rinisë së Nismës dhe strukturave të Nismës në kryeqytet

Mobilizim dhe entuziazëm i jashtëzakonshëm i Rinisë së Nismës dhe strukturave të NSD-së në kryeqytet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat për kryeministër Fatmir Limaj, ka mbajtur një takim me strukturat e Rinisë së Nismës në Prishtinë. “Mobilizim dhe entuziazëm i jashtëzakonshëm i Rinisë së Nismës Socialdemokrate dhe strukturave të Nismës në kryeqytet. Kënaqësi e jashtëzakonshme të bashkëbisedoja me ta dhe ta shpalosja para tyre projektin tonë Bashkë për Shtetin! Djem e vajza anembanë vendit po i bashkohen këtij projekti sepse është projekt që i adreson më së miri nevojat e të rinjve”, ka shkruar Limaj. Ai ka thënë se rinia në Kosovë s’ka nevojë për gjuhë helmuese as përçarje. “Djemtë e vajzat tona duhet treguar si duhet bërë punë të mira e dashur vendin. Ka ardhur koha që djemtë dhe vajzat e këtij vendi ta marrin në duar shtetndërtimin dhe ta çojnë në një nivel tjetër të zhvillimit të vendit”, ka theksuar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata në Hagë pranon tërheqjen e një viktime dhe rrëzon disa kërkesa të mbrojtjes në çështjen Thaçi

Në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Gjykata në Hagë pranoi më 23 prill tërheqjen e …