Fatmir Limaj: Nëse Thaçi tenton ta shpërndaj Kuvendin e shkelë Kushtetutën, të formohet një qeveri e të shmangen zgjedhjet

Fatmir Limaj: Nëse Thaçi tenton ta shpërndaj Kuvendin e shkelë Kushtetutën, të formohet një qeveri e të shmangen zgjedhjet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur pas takimit që ka pasur me kryetarin Thaçi, për t’u konsultuar me të për veprimet e radhës pas mocionit të mosbesimit. Ai para mediave  ka thënë se kërkesa e tij në takim ishte që të respektohet çdo procedurë dhe Kushtetuta e Kosovës. Në këtë kontekst, sipas Limajt duhet të shmangen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Madje, sipas tij nëse kreu i shtetit tenton të bëjë shpërndarjen e Kuvendit, atëherë kjo do të ishte shkelje kushtetuese, ngase siç thotë ai, kjo mund të bëhet vetëm me vullnetin e shumicës së deputetëve. Limaj po ashtu tha se Nisma mund të jetë pjesë e qeverisë së re, mirëpo që ka disa kushte.

Kontrolloni gjithashtu

Afati po digjet, Kurti pa veprime, vendi drejt krizës së re politike për presidentin

Rreth një muaj para skadimit të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës për …