Lirjona vajza e dëshmorit të Kombit Bajram Sylejmani merr titullin “Master i Dirigjimit”

Lirjona Sylejmani, vajza e dëshmorit të Kombit Bajram Sylejmani ka bërë të ditur se është diplomuar dhe ka fituar titullin “Master i Dirigjimit”. Lidhur me këtë ajo ka shkruar:  Me koncertin e datës 31.03.2023 kalova provimin e diplomës dhe fitova titullin “Master i Dirigjimit”
Dua ti falemnderoj të gjithë ata që mundësuan dhe më mbështetën në këtë rrugëtim, fillimisht falemnderoj mentorin tim profesor Sasho Tatarchevski i cili nuk kurseu asgjë nga dituria dhe përvoja e tij në këtë vit ku punuam intenzivisht, një pedagog i shkëlqyer i cili e bëri këtë rrugetim të paharrueshëm për mua!
Falemnderoj nga zemra menaxherin e Filharmonisë z.Dardan Noka dhe drejtorin z.Baki Jasharin që mundësuan koncertin me orkestrën e Filharmonisë së Kosovës, pa të cilën asgjë s’do të mund të realizohej!
Falemnderoj orkestrën për bashkëpunimin dhe mikëpritjen në hapat e mi të rëndësishëm për zhvillimin tim në karrierë, e në veçanti koncert mjeshtrin Visar Kuçi i cili nuk kurseu mbështetjen e tij për asnjë moment!
Falemnderoj solistin Ardit Ibrahimi dhe profesorin e tij Shkumbin Bajraktari për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm.
E në fund falemnderoj familjen time të dashur Lumnije Sylejmani dhe Gentin të cilët janë shtylla ime më e fortë në jetë, e të cilët nuk dyshojnë në mua as kur unë dyshoj në vete ❤️

Kontrolloni gjithashtu

Krojmir – Lagjja e 14 Dhjetorit 1998: Marshojmë në shtigjet e lirisë, kah shtegëtuan Heronjtë tanë

N J O F T I M – F T E S Ë: Të dashur …