leoni

SHISH

Luan Hamiti: Fenomeni “The Independent” dhe “BellingCat” – dashamirësi apo luftë psikologjike ndaj SHISH-t ?!

Efekti psikologjik i shkrimeve të huaj të tipit “BellingCat” apo “The Independent” mbi aksionet e Institucioneve të Republikës së Shqipërisë synon të jetë paniku e mosbesimi, edhe demotivimi.

Por analiza dezinformuese ka një shpjegim: nën tekstin e artikullit të BellingCat shkruhet se ka dhënë mbështetje editoriale edhe një ruse… Natalia Antonova.

Mbetet pyetja: a është kjo sllave me qëllime të mira apo ka mision të përdorë luftën psikologjike kundër Institucioneve shtetërore shqiptare?!

Në.dukje ajo është kundër regjimit rus të Putinit, por edhe mund të.jetë agjente e kamufluar e shërbimeve ruse.

Dyshoj se qëllimi është lufta psikologjike dhe “ftesa” për shërbimet anti SHISH të analizojnë bazën e të dhënave të Ministrisë së Financave të Shqipërisë.

Sepse edhe the Independent edhe BellingCat kanë majmur analizën e tyre me të dhëna joreale.

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave janë të publikuara shumë të dhëna mbi pagat, prokurimet publike, mirëmbajtjen që nuk përbëjnë aspak sekret shetëror.

Askund nën rubrikën “pagesa të kryera” në faqen zyrtare e Ministrisë së Financave nuk janë të botuara emra zyrtarësh të huaj, siç dezinformon me dashakeqësi Bellingcat.

Kudo tek pagesat tip “pritje përcjellje” janë botuar me shpjegimin “konfidemcial”.

Dhe edhe emrat e botuara të nënpunësve, besoj se janë emra të atyre që kanë bërë pagesa, që mund p.sh të jenë të financierëve, jo emra të nënpunësve që punojnë në zonën operative.

Edhe për udhëtimet jashtë asnjëherë nuk përmendet vendi i destinacioneve. Përdoret edhe publikim të pagesave me arsyetim të klasifikuar si konfidenciale.

Mos alarmoni e mos demotivoni kot për qëllime të errëta

Unë, edhe pse nuk jam nëpunës i Institucionit, besoj fuqimisht në aftësinë e tij të ruajtjes e mos dekonspirimit të informacioneve të klasifikuara!! Por shkrova tekstin e parë mbi këtë temë nën  ndikimin psikologjik të efektit dezinformativ të huaj shumë “dashamirës” karshi SHISH… vetëm në dukje, gjë për të cilin kërkoj ndjesë para publikut shqiptar!

Tiranë, 20 dhjetor 2018

Kontrolloni gjithashtu

Sylë Ukshini: Jeta e Gurselit dhe e Bajramit ishte betejë

Gurseli e Bajram, pos që ishin vellezër, ishin edhe bashkëveprimtar politik, ishin artistë, ishin bashkëluftëtar …