Luftëtari i lirisë Faton Mehmetaj ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë Bilall Hadergjonaj

Luftëtari i lirisë Faton Mehmetaj ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë Bilall Hadergjonaj, me këtë rast ai ka shkruar: Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut dhe bashkëveprimtarit Bilall Hadergjonaj i cili humbi jetën në një fatkeqësi komunikacioni, me këtë rast i shprehi ngushëllime familjës Hadergjonaj, miqëve, shokëve dashamirëve dhe gjithë atyre që e njohën. Bilall Sahit Hadergjonaj ishte veprimtar i hershëm, ish-ushtarak i denuar politik dhe pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për një kohë edhe pjesëtar i grupeve ilegale. Ka qenë dhe mbeti një burrë me peshë, stoik dhe i papërkulshëm para vështërsive. Tërë jetën qëndroj vërtikalisht në përkrahje të progresit dhe zhvillimit të vendit. Dha një kontribut të madh në kuadër të partisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. E qmonin dhe nderonin të gjithë sepse ishte njeri me vlera të pakontestueshme.

Ndaj dhëmbjen me familjen, miqët, dhe gjithë ata që e njohën!

Gjithmonë do ta kujtoj me mallë e respekt!

U preht në paqe Bilall Hadergjonaj !

Kontrolloni gjithashtu

Me një sërë aktivitetësh shënohet 5 Maji-Dita e Dëshmorëve në Besianë

Agjenda e aktiviteteve për nderë të 5 Majit-Ditës së Dëshmorëve Ftesë: në ora 12:00 Manifestimi …