Luljeta Abdullahu: Për sa kohë që nuk ndalet, ora e kohës do të vazhdojë të lëvizë përpara ose prapa në mendje

Sonte duket se nata është e qetë, vetëm një tingull i përzier dhe i thellë dëgjohet nga tastiera e kompjuterit qe mezi germat i gjenë, ashtu si foshnja kur është në barkun e nënës të mbështjellë me pëlhurë dhe të zhytur në lëng amniotik dhe kur tenton të lëviz, zhurmë e zhytjes është ngulfatese, njejtë si gazrat në kthesat e zorreve kur kalojne nëpër ato kanjone.

Pak më larg, ora e dy shkallëve shënon me një ritëm, një dhe dy akuza si në gjykatore kur thuhet ” fajtor, nuk eshte fajtor” dhe sikur nuk ka ndonjë numër tjetër. Ajo alternative që të jepë shpresë dhe dënesë nga friga nga vendimi i  prerë, dhe dukesh e përhumbur në thellësitë e natës si nder planete si fener që bëjnë dritë. Ndonjera prej tyre me fitil të zgjatur që ti verbonë sytë, e quajnë kometë, e ndonjë, mezi vezullon sa shuhet dhe përsëri ndriqon ta kujtojnë xixëllonjat kur ishim të vegjël nëpër moçale natën i ndiqnim dhe në ballë i shtypnim që të na bënë dritë, sikur minatorët kur zbresin nëpër korridore në miniera për të gropuar minerale.

Për sa kohë që nuk ndalet, ora e kohës do të vazhdojë të lëvizë përpara ose prapa në mendje.

Unë jam ulur, jo në pozicionin e zakonshëm, por në pozicionin e lutjes, ku pulpët dhe kofshët bëhen një dhe gjunjët me kthesë të mprehtë deri sa je i ri, dhe u kujtoj atyre rrugët e vjetra përmes Kukësit për në Tiranë.

Shumë vite më parë ishte…, por tani në moshë kthesat e prehtë i ngjajnë rënimit i një berne nga dheu me gurishtë i përzier si artroza ime që po fliste në brenidinë time.

Dhe ato male, si kuleq buke të pjekura në një tepsi me një diametër 38 për një furrë të mesme, me një aromë të tharmës dhe të fryrë nga ajo majë e shkumëzuar, dhe shushurima nga dushkajat e maleve kur era fryn edhe tani i ndjejë në veshët e më bejne ushtimë.

Me një zë të ulët dëgjoja veten time, fjalë të krijuara nga shpirti, ajo frymë që kordat, gjuhën dhe buzët i leviz, të gjitha në koordinim si një orkestër simfonike, gjatë lutjes i kërkova Dirigjentit të botëve të më pranonte në bekimet e Tij.

Fjalët rridhnin si ngjyra të shtrira në një leckë akrilike të derdhur, dhe si rroba të varura në konop kur fluturojnë nga flladi i pranverës pasi lagështia të thahet dhe të marrë një formë, si një gjerdan me gurë inxhi jo në rreshta, por të ndërthurur me njëri-tjetrin, fjalët mu pëzien.

A ju ka ndodhur që fjalët të kalojnë shpejtësinë e mendjes, dhe aftësitë motorike të lëvizin para se të ndizet energjia dhe të marrin pëlçimin nga truri?

Ju e dini çfarë ndjenje, kur mendja ngatërrohet ndalet, organet funksionojnë mekanikisht nga pervoja dhe sikur ato male në rrugën për në Kukës, për të parë duken shumë afër dhe nuk i arrijnë kurrë deri sa ecë me makinë.

Në 1945-tën, babai im 18-vjeçar, eci në këto rrugë në këmbë, sikur të isha edhe unë si hije e përgjumur me të. Në atë marshim këmbësorie, shiqoje plot plisa të bardhë si kërpudha pas shiu të rreshtuar natën ndriçonin në vend yjeve në kokat e tyre. Ku i çuan ata? …

Dhe ju ktheheni dhe zhyteni përsëri në fytin tuaj, aty në brendinë e portës tënde, ku kordat e zërit vazhdojnë të dridhen si dy mjellma që kërcejnë në një lagunë me qafën e përzier. Pak më poshtë një dikotomi me dy shtigje të ndara, në të djathtë dhe atë të majtë si sfungjer te detit tkuren dhe shtrihen drejt zemrës vazhdojnë, e rrugë qe vazhdojnë me rrugica deri te fijet e holle si në shpellën e Gadimes kur ngec nder kanjone, ato varre “ciliet” me gurë të mprehtë dhe disa lemuta kur pikojnë si lot sekretin e grumbulluar, me mermer të rreshtuar në atë mukozë me kore në perlat e ndritshme i kthen ato. Dhe ju vazhdoni të hapni dhe gërmoni ato rrugë, si korridoret e urithit nër tokë, për të kthyer kohën kur nuk ishit fare në atë botë.

Si pas një shiu dhe dëbore të përzier në një sklot, has në kanalet të mbushur dhe aq të rëndon sa peshon kjo botë, pasi viti i 45-të më mbyt në këtë natë as të ftohtë, as të ngrohtë, por të gjatë, mushkrinë e bardhë në të murme i shoh.

Po shumë rrugica dhe udhëkryqe pa semaforë ata kaluan, si kjo nëntrup e gjoksit tim, ku një sfungjer shtrydh ujin të mbushur me puçrra dhe gazin e thith dhe disa vija të bardhë zebër si fije që mban përtej rrjetën e peshkimit të ulur poshtë pas shumë kthesave, dhe akrepat si halat e peshkut te shpon sa here te perbihesh.

Përsëri sikur i shiqoj, në Pukë tek kthehen djathtas dhe morrën rrugen për në veri, të heshtur si pa zë dhe duke pritur që si peshqit e përgjumur t’i kapnin, nuk ndjenin dhimbje nga kallot e krijuara ne kembët, as lodhje sepse frika si fantazma i shoqëronte.

Mbase mendonin se do t’i zbarkonin nga kalaja e Shkodrës jo mbi lumin Buna, as atë të Drinit të Bardhë dredharak nga pasoja e kufijeve te ndare, bashke me vaket e tretur te Drinit te Zi nga shteti yne i dyte, i cili koh pas kohe te rinjeve ne kolon dhe u shoqëronte rrugës kur u nisën për t’i vrarë.

As në Malësi tē Madhe ku i kishin tē parët para tre shekujve , apo pranë detit në Ulqin nuk i lanë. Ata as nuk e dinin që akrepat me majë kur peshqit i gjuan i kishin në qafë si gjurmues dhe lokalizues kur një aeroplan bombardues i zbuloi ata.

Sonte nuk shoh fillimin dhe mbarimin e mëndafshit te kesaj pelhure qe më çon në perjetesi, fijet e endura të rrjetës në pishina të vogla të zhytura, porsi kanionet e Mirushesh në mushkëritë e mia janë lagur. Alveolat e fryrë u zbrazën pasi hynë dhe u mbushën përsëri me atë kadife vjollcë e cila ishte kthyer në disa rruaza rozë që shtynin një membranë poroze për t’u shpërndarë, duke bërë një rrugë të gjatë nëpër kanalet e ujitjes, të cilat arrat, livadhet dhe fushat do të lagen me dëborë dhe freski e maleve që e sollën në brendësi.

Gjëja që sheh është se në çdo ndalesë, si një rezervuar bosh që do të furnizohet, kërkon pompa në oaza në shkretëtirë për t’u rimbushur dhe për të vazhduar rrugën për një destinacion tjetër, ndonjë organ sigurtisht që pret.

Një zemër plot katër dhoma dhe një urë me harqe dhe shumë dalje, gjysma e kuqe dhe gjysma blu, dhe përsëri ai zë i brendshëm me lajme tani më të lumtura i thotë nikoqirit, se ne do të sjellim shumë ujë të pijshëm ndërsa bëjmë lutjen e mëngjesit , kur balli prek dyshemenë me sy të qelë dhe e shikon vetën.

Një energji po kthehet në kokën time, çuditërisht edhe pse me ballin në tokë dhe motorët si rutinë, themë janë përsëri çelësi i së mirës që mendja të mos u dorëzohet zotërimeve materiale ose pasioneve, ato shpirtërore sado të vjetra por kurrë të moçme nuk bëhen, se koordinata e mendjes në thellësitë e natës llogarit çdo dukuri në çdo sekondë në çdo shkallë.

Është sezmik ky organ🧠 i vjamosur me ngjyre gri ne te bardhë, i cili qēndron si antikvitet në tavan, si meze ne tryeze me aromen qe leshonte ngopeshim diikur.

Imagjinoni lëvizjen motorike të buzëve dhe gjuhës me një zë të ulët kur mendja ngathtësohet e rëndohet dhe i thoni vetes kush është  në vetnd se kush jamë/ jemi!? …

P.S. asnjë mural nuk ndërtuan për ta, atje në Tivar. Shkruar me 22.05.2021

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti nga Gostivari: Më 8 maj fiton Fronti, dhe do ta anëtarësojmë vendin në BE

Kryetari i BDI dhe udhëheqësi i Frontit Europian Ali Ahmeti ka vazhduar takimet me banorët …