Mr. Lulzim A. Beqiri: Pse po reklamohen produktet serbe në Kosovë

Lulzim Beqiri: Inflacioni 6 për qind po rëndon jetesën, Kosova duhet të ulë varësinë nga importi

Inflacioni në Kosovë vazhdon të ushtrojë presion mbi standardin e jetesës së qytetarëve, ndërsa ekonomisti Lulzim Beqiri vlerëson se institucionet duhet të fokusohen në adresimin e shkaqeve të rritjes së çmimeve dhe jo vetëm në menaxhimin e pasojave. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni vjetor, i matur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, ka arritur në 6.0 për qind gjatë muajit qershor 2026. Inflacioni është bërë i papërballueshëm për shumë familje, duke theksuar se varësia e lartë e Kosovës nga importi është një nga faktorët kryesorë që ndikon në rritjen e kostos së jetesës. Ai shtoi se çmimet e energjisë elektrike dhe derivateve të naftës kanë ndikuar gjithashtu në shtrenjtimin e produkteve dhe shërbimeve, ndërsa rritja e pagave, sipas tij, nuk ka ndjekur ritmin e inflacionit, duke rënduar veçanërisht familjet me të ardhura më të ulëta. Institucionet duhet të ndërmarrin politika që nxisin prodhimin vendor dhe ulin varësinë nga importi, duke theksuar se një ekonomi me bazë të dobët prodhuese e ka të vështirë të ruajë stabilitetin ekonomik. Sipas tij, stabiliteti politik dhe mbështetja për bizneset prodhuese janë faktorë kyç për tërheqjen e investimeve dhe për forcimin e ekonomisë së vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë, në …