Lumir Abdigjiku është zotuar për një miliard e 500 milion euro investime për në kryeqytetin e Prishtinës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit edhe kandidat për kryeministër, Lumir Abdigjiku është zotuar se me qeverisjen e Kosovës nga subjekti politik që drejton, do të ketë investime të mëdha në kryeqendrën e vendit tonë. Ai ka premtuar se në Prishtinë do të investohet një miliard e 500 milio euro. “Si rrallëherë më parë. Plot njerëz, plot zemër, plot besim se bashkë mund ta bëjmë ndryshimin që i duhet vendit. Kur ky vullnet zgjohet, momentumi nuk ndalet. Sonte, u zotuam edhe për 1.5 miliardë euro investime në Kryeqytet; për infrastrukturë moderne, mësim tërëditor, shëndetësi më të mirë dhe projekte që e bëjnë jetën më të dinjitetshme për secilin qytetar të Prishtinës” ka shkruar kryetari kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit edhe kandidat për kryeministër, Lumir Abdigjiku.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …