Uran Ismaili flet për nevojën e debatit publik mes kandidatëve të Prishtinës, që nuk ka ndodhur deri më tani

Uran Ismaili: Me Bedri Hamzën kryeministër përfundon kriza e përçarja dhe fillon zhvillimi e stabiliteti

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se për vite me radhë ka përdorur propagandën për të përçarë qytetarët dhe për të sulmuar ata që kanë kontribuar për Kosovën. Ai theksoi se me Bedri Hamzën kryeministër përfundon kriza e përçarja dhe fillon zhvillimi e stabiliteti. “Për një kohë të gjatë, Albin Kurti e ka përdorur propagandën dhe emocionin për ta bërë një pjesë të shoqërisë kundër një pjese tjetër. Çdo njeri i Kosovës që ka dhënë kontribut, qoftë para luftës, gjatë luftës apo pas luftës, ka qenë target i retorikës së tij. Liria dhe shtetësia jonë mbështeten mbi veprat e atyre që e liruan dhe e forcuan këtë vend. Deri më 7 qershor, nuk kemi kohë të lodhemi. Kemi përgjegjësi të mobilizohemi për të vërtetën, për dinjitetin dhe për Kosovën” ka theksuar nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …